PSG kërkon revanshin ndaj Bayern, në takimin tjetër çerekfinalist, Porto pret Chelsea në Seviljë  

7 Prill 2021 | 08:32

Sot në mbrëmje luhen dy sfidat e radhës të çerekfinaleveLigës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Bayernit, presin ne Allianz Arena ekipin e Paris Sen Zhermenit, ndërsa Porto-Chelsea do të luhet në Sevilja për shkak të masave anti-COVID.

Këtë të mërkurë luhen dy sfidat e tjera të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, me Bayern që do të presë Paris sen Zhermenin në Allianz Arena, ndërsa Porto pret anglezët e Çelsit. Trajneri i parizienëve, Mauricio Pochettino tha se sfida ndaj bavrezëve nuk shihet si një mundësi hakmarrjeje për humbjen e vitit të kaluar në finalen e Champiosnit.

“Nga pikëpamja sportive, gjithmonë ekziston një dëshirë për revansh, por kjo ska të bëjë me hakmarrje. Ka të bëjë me faktin që ne duam t’i tregojmë vetes që mundemi të mposhtim një kundërshtar si Bayerni i Mynihut, të cilët janë kampionë të Europës dhe për momentin janë ekipi më i mirë në botë. Kjo sfidë na jep energjinë dhe motivimin e nevojshëm,” – tha trajneri Pochettino.

PSG u mposht 0-1 nga Bayerni në finalen e vitit të kaluar në Lisbonë, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga ish lojtari parizien, Kingslej Koman, ndërkohë vjen në këtë takim pas humbjes 1-0 në kampionat ndaj Lilë.

Në ndeshjen tjetër, Porto do të presë Çelsin, ndeshje e cila do të zhvillohet në Sevilje. Ekipit të drejtuar nga Serxhio Konseisao do t’i duhet të bëjë pa dy golashënuesit Serxhio Oliveira dhe Mehdi Taremi, ndërkohë për londinezët janë rikthyer pas dëmtimeve, Tami Abraham dhe Ngolo Kante.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026