PSG merr vendimin për futbollistin që akuzohet për përdhunim

2 Mars 2023 | 19:47

Klubi francez i PSG-së ka vendosur të mos e pezullojë futbollistin Achraf Hakimi, me këtë të fundit i cili akuzohet për përdhunim.

Aktualisht, mbrojtësi maroken është nën hetim, teksa drejtuesit  klubit i kanë shprehur mbështetjen, duke pohuar më tej se akuzat janë të pavërteta. Sipas tyre, deri në momentin kur nuk ka një përfundim nga hetuesit e çështjes, gjithçka qëndron në rregull.

Një 24-vjeçare ka denoncuar në polici Hakimin duke u treguar hetuesve se është përdhunuar nga i riu në 25 shkurt, ndërsa ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin francez. Menjëherë futbollisti reagoi duke pohuar se në deklaratën e saj nuk ka asgjë të vërtetë, ndërkohë diçka të tillë e konfirmoi dhe avokati Fanny Colin.

‘Akuzat janë të rreme. Ai është i qetë dhe është vënë në dispozicion të autoriteteve.’

Futbollisti është vënë në dijeni të këtij hetimi vetëm pak minuta përpara ceremonisë së lojtarëve më të mirë të vitit 2022. Hakimi qëndroi në skenë për të marrë çmimin së bashku me fituesit e tjerë, përfshirë këtu Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026