PSG ofertë të çmendur kapitenit të Real Madrid, 20 mln euro në sezon

16 Nëntor 2020 | 21:43

Sergio Ramos është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madrid, por në anën tjetër spanjolli është në vitin e fundit të kontratës me “galaktikët’. Mbrojtësi ende nuk ka vendosur se ku do të jetë e ardhmja e tij, edhe pse vetë ai e ka pranuar se dëshiron që të qëndrojë në Madrid.

Megjithatë mediat spanjolle kanë raportuar se për kapitenin e “Lops Blancos” në horizont është një ofertë e majme nga PSG. Sipas asaj që raporton AS, kampionët e Francës janë të gatshëm që ti ofrojnë Ramos një kontratë 3-vjeçare, me një rrogë prej 20 milionë erosh neto në sezon.

Një mundësi e mirë për një 30-vjeçar, megjithëse edhe pse në një moshë të konsiderueshme ai mbetet një nga mbrojtësit më të mirë në kontinentin e vjetër. PSG do të ndërtojë një ofertë konkrete deri në datën 1 janar, kur Ramos ka të drejtën të negociojë me cilëndo skuadër që ka interes për të.

Edhe pse oferta e francezëve është mjaft tunduese, Ramos pritet që të ulet në bisedime me presidentin Florentino Perez. Megjithatë, Real Madrid vështirë se do ti ofrojë një kontratë që të shkojë më shumë se dy edicione.

Gjithçka është në dorën e Ramos, nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Madrid, ku ka fituar gjithçka, apo do të provojë një aventurë të re në Paris.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026