PSG shkarkon trajnerin, në vend të Thomas Tuchel, francezët mendojnë Mauricio Pochettinon
Trajneri i PSG, Thomas Tuchel është shkarkuar mëngjesin e sotëm nga drejtuesit e klubit. Media të ndryshme raportojnë se francezët kanë marrë vendimin për të larguar teknikun pas rezultateve jo të mira në këtë fillim sezoni.
Gjermani ka pasur disa përplasje me futbollistët kryesorë të skuadrës, madje është shprehur se drejtuesit e klubit nuk I kanë përmbushur kërkesat e tij për merkaton dhe kjo ka bërë që palët të shkojnë drejt një ndarje të pashmangshme.
Për momentin kampionët e Francës ndodhën në vendin e tretë të Ligue One dhe një gjë e tillë nuk është përtypur kollaj nga krerët e klubit.
Tashmë drejtuesit e PSG po mendojnë për zëvendësuesin e tij. Sipas të gjitha gjasave pritet të jetë ish- trajneri i Tottenham Maurizzio Pochetino, i cili është pa një skuadër që asi u largua nga londinezët.
Një opsion është edhe ish-trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri edhe ky pa një skuadër që pasi u largua nga drejtimi i zonjës së vjetër.
Deri tani nuk ka asgjë konkrete dhe zyrtarizmi pritet të vij në orët në vazhdim.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta