Psikologia Lekli: Nuk ka protokoll për trajtim psikologjik të personave me COVID-19

10 Tetor 2021 | 18:12

Në Shqipëri është rritur numri i personave që kanë kërkuar ndihmë profesionale nga psikiatrit apo psikologët për probleme të shëndetit mendor, pas COVID-19.

Psikologia Marsela Lekli e pohoi këtë në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, ku edhe radhiti rrethanat që kanë ndikuar në problemet e shëndetit mendor në vend.

Marsela Lekli tha se komplikacionet kanë nisur që me izolimin në fillim të pandemisë, i cili “ndikoi negativisht te çdo person në aspektin psikologjik”.

Ajo bëri me dije se problemi më i madh është ndeshur të personat që kanë pasur edhe më përpara çrregullime psikologjike.

Psiologia shtroi një problematikë, që është mungesa e një protokolli se si duhen menaxhuar nga ana psikologjike rastet që kanë çrregullime pikërisht për shkak të pandemisë.

“Duhet hartuar një protokoll i mirëfilltë nga institucionet përkatëse, për të parë se si mund të menaxhohen rastet e problemeve të shëndetit mendor që janë shfaqur për shkak të pandemisë”, u shpreh Marsela Lekli.

Marsela Lekli radhiti arsyet që kanë ndikuar në vend për shtim të rasteve të çrregullimit mendor. Ajo përmendi tërmetin, pandeminë por edhe gjendjen ekonomike në vend, duke i vënë theksin edhe rritjes së çmimeve gjatë kohëve të fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026