Publikimi i e-maileve të Epstein, ish-kreu i Thesarit dorëhiqet nga të gjitha postet

18 Nëntor 2025 | 08:57

Ish-dekani i Universitetit të Harvardit dhe ish-Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Larry Summers, ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga të gjitha postet publike pas publikimit të emaileve që tregojnë se ai mbante një marrëdhënie miqësore me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.

Në një deklaratë dërguar gazetës The Harvard Crimson dhe mediave të tjera, Summers tha se po jepte dorëheqjen për të “rivendosur besimin dhe për të riparuar marrëdhëniet me njerëzit më të afërt me të”, raportoi AP.

“Ndihem thellësisht i turpëruar për veprimet e mia dhe e njoh dhimbjen që ato kanë shkaktuar. Marr përgjegjësi të plotë për vendimin tim të gabuar për të vazhduar komunikimin me Epsteinin”, thuhej në deklaratë.

Summers shtoi se do të vazhdojë të japë mësim.

Uebsajti i tij tregon se ai jep disa kurse në ekonomi në Harvard.

Epstein kreu vetëvrasje në një burg të Manhattanit në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat për abuzim seksual dhe trafikim të të miturve.

Emailet e publikuara tregojnë se shumë anëtarë të rrethit të njerëzve të pasur dhe të fuqishëm të Epsteinit vazhduan të mbanin kontakt me të edhe shumë kohë pas pranimit të fajësisë nga ana e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026