Publikohen dëshmitë kundër Trump, orkestroi trazirat në Kongres më 6 janar 2021

10 Qershor 2022 | 09:15

Nisën një ditë më parë seancat dëgjimore për sulmin i cili tronditi Kongresin amerikan më 6 janar 2021  ku një grup protestuesish u përpoqën të ndalonin certifikimin e fitores së presidentit Joe Biden.

Ish presidenti Trump akuzohet se ishte ai që orkestroi trazirat.

Komiteti ka kryer më shumë se 1 mijë intervista me njerëz të lidhur me sulmin  dhe ka mbledhur më shumë se 140 mijë dokumente.

Ata do t’i përdorin si prova gjatë  gjashtë seancave dëgjimore këtë muaj për të treguar se si sulmi u koordinua nga disa prej protestuesve që depërtuan  në Kapitol .

Edhe anëtarët e administratës së tij, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr – hodhën poshtë pretendimet e Trump për mashtrim zgjedhor në humbjen e tij ndaj demokratit Joe Biden .

Seanca filloi me video dëshminë e Barr-it, duke i quajtur pretendimet për mashtrim si “dëshpërim”, një argument që kishte bindur  edhe vajzën e Trump.

 “Unë e respektoj Prokurorin e Përgjithshëm Barr. Kështu që e pranova atë që ai po thoshte,” tha Ivanka Trump në dëshminë e filmuar.

Paneli tregoi  dëshmi të regjistruara në video nga zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë shefin e kabinetit të zv. presidentit të atëhershëm, Mike Pence. Ish-presidenti Trump  ka lënë të kuptohet publikisht se do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ai vazhdon të këmbëngul  se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026