Publikohen pamjet e shoqërimit në polici të ish-gjyqtarit Alaudin Malaj, ofendime ndaj efektivëve

25 Dhjetor 2020 | 15:53

Euronews Albania ka mundur të sigurojë pamjet e momentit të shoqërimit në polici të ish-gjyqtarit të Apelit Alaudin Malaj pas një konflikti familjar.

Gjatë momentit të shoqërimit Malaj ka ofenduar disa herë punonjësit e policisë, ofendime të cilat Euronews Albania, për arsye etike i ka censuruar.

Burime bënë me dije se shoqërimi i Alaudin Malajt në komisariatin Nr.2 është bërë pas një konflikti familjar kjo në lidhje me një mosmarrëveshje rreth pronësisë së një makine.

Në muajin gusht të këtij viti, pas një padie, Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e Malajt duke i kërkuar qëndrimin larg saj.

Pas rreth 27 vitesh me detyra në sistemin e drejtësisë, Alaudin Malaj dha dorëheqjen nga pozita e gjyqtarit të Apelit Tiranë në korrik të këtij viti. Ai e paraqiti dorëheqjen përmes një letre drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Lexoni gjithashtu:

Shoqërohet në polici ish-gjyqtari Alaudin Malaj për konflikte familjare

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026