Publikohet ekstrakti i parë i listave zgjedhore, mbi tre milionë shqiptarë me të drejtë vote
Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 2021. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.
Me anë të një deklarate për mediat, z. Doracaj dhe detaje shtesë mbi këtë proces, ndërsa shtoi se të drejtë vote me ekstraktin paraprak kanë 3,608,003 qytetarë.
“Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas. Ndër ta, rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra”, tha Doracaj.
Pas këtij hapi, zyrat e gjendjes civile në bashkitë e vendit e kanë detyrim ligjor të printojnë ekstraktin e parë të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit.
Kreu i Gjendjes Civile u shpreh me anë të një deklarate për mediat se pas dy ditësh do të nisë procesi i kontrollit në terren, për të parë nga afër nëse janë publikuar apo jo listat, sipas parashikimit ligjor.
“Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun. Duke nisur nga data 7 Tetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të para të zgjedhësve”, shtoi ai.
Të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund ta kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve përmes portalit e-Albania.
“Çdo qytetar mundet të verifikojë online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania dhe pranë çdo mjedisi ku listat do të jenë të afishuara nga bashkitë përkatëse.Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët që të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme ([email protected])”, theksoi Doracaj.
Kanë qenë të shumtë qytetarët, të cilët janë ankuar se u ka ndryshuar adresa e vendbanimit pa dijeninë e tyre. Partia Demokratike pretendon se mazhoranca me këtë skemë po tenton manipulimin e zgjedhjeve, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit ka deklaruar se qytetarët do të votojnë në qendrat që kanë votuar në zgjedhjet e fundit, me përjashtim të rasteve kur kjo është ndryshuar me vullnetin e vetë zgjedhësve.
Lexoni gjithashtu:
Ministri Lleshaj: Qytetarët do votojnë në qendrat e mëparshme, lista e votuesve del më 5 tetor
Ambasadorja Kim kërkon nga ministri Lleshaj të qartësojë çështjen e regjistrimit të votuesve
PD cilëson ”operacion manipulimi zgjedhor” ngatërrimet e adresave
Gabimi me adresat, Doracaj: S’ka ndryshim vendbanimesh, s’do ketë probleme për zgjedhjet
Kaosi me adresat, qytetarët ankohen se janë çregjistruar pa dijeninë e tyre
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta