Publikohet traileri i dokumentarit të shumëpritur ‘Harry and Meghan’

1 Dhjetor 2022 | 20:30

Një trailer për dokumentarin në Netflix të Princit Harry dhe Meghan është publikuar, duke ofruar një vështrim të parë në atë që çifti thonë se është historia e vërtetë se pse u larguan nga detyrat mbretërore.

“Askush nuk e sheh atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura”, thotë Princi Harry në një sekuencë të trailerit.

Kjo vjen në sfondin e një grindjeje të mbretërorëve rreth komenteve për një mysafir me ngjyrë në Pallatin Buckingham.

“Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”, thotë Princi Harry gjithashtu në skenarin ngacmues për këtë serial me gjashtë pjesë të quajtur ‘Harry and Meghan’.

Rreth 1 vit më parë Duka dhe Dukesha e Sussex Harry dhe Meghan Markle zbuluan më shumë detaje nga largimi i tyre nga familja mbretërore dhe zhvendosja në Amerikë.

Në një intervistë të shumëpritur përballë Oprah Winfery, Meghan qe shprehur se ishte e tronditur nga mënyra sesi ishte reaguar për ardhjen në jetë të djalit të saj Archie.

“Në muajt kur isha shtatzënë, gjatë të gjithë kohës ishte e njëjta gjë e njëjta bisedë; ai nuk do të japë siguri, atij nuk do t’i jepet asnjë titull e po ashtu kishte shqetësime e biseda sesa e errët do të ishte lëkura e tij kur të lindte”, rrëfeu dukesha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026