Publikohet vendimi i plotë i Kushtetueses, Kosova nga sot mund të shkojë në zgjedhje

6 Janar 2021 | 13:58

Kosova nga sot mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë për votën e deputetit Etem Arifi.

Ky institucion ka vendosur të rrëzojë qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, duke sqaruar se deputeti Arifi ishte dënuar me vendim të formës së prerë dhe vota e tij për formimin e qeverisë u konsiderua e pavlefshme.

“Gjykata e sheh të nevojshme që të sqarojë po ashtu se, duke u nisur nga parimi i sigurisë juridike, si dhe nga fakti se ky Aktgjykim nuk mund të ketë efekt prapaveprues, vendimet e Qeverisë aktuale mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, thuhet në vendim.

 Kushtetuesja ka dërguar vendin në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë, që nga dita e shpalljes së tyre.

Në aktgjykimin e plotë për deputetin Etem Arifi, Kushtetuesja ka konstatuar se “personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvend”.

Më tej anë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese sqarohet se qeveria aktuale mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

“Gjykata e sheh të nevojshme që të sqarojë po ashtu se, duke u nisur nga parimi i sigurisë juridike, si dhe nga fakti se ky Aktgjykim nuk mund të ketë efekt prapaveprues, vendimet e Qeverisë aktuale mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, thuhet në vendim.

Aktgjykimin e plotë e gjeni duke klikuar këtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026