‘Puna e tyre tek ARMO ka përfunduar’, avokati Jordan Daci tregon ‘gurin’ e fundit që kanë në dorë naftëtarët
Avokati Jordan Daci tha për Euronews Albania se shoqëria ARMO është pothuajse e falimentuar, sepse ka shumë borxhe të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat që mund të gjenerojë kompania apo shitja e aseteve.
Sipas tij punonjësve u ka mbetur vetëm një gjë për të bërë; të vazhdojnë me procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, qoftë duke shitur asetet e ARMO për të marrë pagat e tyre të prapambetura.
“Meqë ata kanë një titull ekzekutiv të vlefshëm kundër kësaj shoqërie duhet të vazhdojnë me procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, qoftë duke shitur përmbaruesi asetet e ARMO për të marrë pagat e tyre.
Ligji aktual nuk e lejon falimentimin e kësaj kompanie pa pasur një ndryshim legjislacioni, nga ana tjetër de fakti është e falimentuar. I vetmi veprim është vazhdimi i ekzekutimit të detyrueshëm që do të çojë në shitjen e disa aseteve për pagat e punonjësve.
Puna e tyre në këtë kompani ka përfunduar, ata nuk duhet të vazhdojnë të punojnë më me këtë kompani se çdo punë që do të bëjnë do të mbetet e pa paguar”, tha avokati.
Sipas tij, shteti si aksioner në këtë kompani ka detyrimin të ndërhyjë për të mbuluar pjesërisht këto pagesa, pasi në fund të fundit bëhet fjalë për qytetarë të Shqipërisë në kushte mbijetese.
“Edhe pse jo i përfshirë drejtpërdrejtë në menaxhimin e kompanisë, shteti është bashkëpunëtor dhe bashkëkornizator ndaj një krimit të madh që i është bërë industrisë së naftës në vend.
Shteti ka dështuar më sukses në garantimin e sigurisë ndaj qytetarëve të vet. Ndaj naftëtarëve është 2 herë borxh, por nuk shoh ndonjë vullnet real nga ana e qeverisë.
Situata më duket e pashpresë për ta, por ata duhet të jenë të vendosur në kërkesat e tyre. Shteti ka një detyrim social, pasi ata njerëz gjenden në këtë situatë për shkak të dështimit të mekanizmave të kontrollit shtetëror”, tha z. Daci.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj tha një ditë më parë për Euronews Albania, se përveç gjendjes shëndetësore të rënduar, grevistët i shqetëson neglizhenca e autoriteteve.
Z. Dautaj tha se Këshilli Sindikal do të mbajë sot një mbledhje për të diskutuar mbi përshkallëzimin e protestës.
“Do mblidhen dhe kolegët që janë jashtë. Në mëngjes do mblidhemi aty merren vendimet e duhura. Ajo është pjesa që është në mbështetje të grevës së urisë dhe ata vendosin”, tha ai.
Naftëtarët e Ballshit nisën grevën e dytë të urisë më 28 shtator, por edhe pas 14 ditësh ata ende nuk kanë marrë një zgjidhje nga Qeveria.
Lexoni gjithashtu:
Dita e 15-të e grevës së urisë, naftëtarët të shqetësuar nga neglizhenca e autoriteteve
“Të hënën bllokojmë rrugën”, tjetër vendim ekstrem i naftëtarëve në ditën e 13-të të grevës së urisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta