‘Punësim i garantuar’, zyrtarja e Akademisë Ushtarake tregon kriteret për t’u bërë pjesë e FA

30 Korrik 2021 | 19:56

Blerina Vorpsi, drejtoreshë e Kurrikulave në Akademinë e Forcave të Armatosura tregoi për Euronews Albania përparësitë që iu jep të rinjve studimi në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe kriteret për t’u bërë pjesë e kësaj akademie.

Znj. Vorpsi tha se një nga arsyet pse të rinjtë zgjedhin studimet në Akademinë Ushtarake është punësimi i sigurt, pasi siç shpjegoi studentët që ditën e parë janë të punësuar dhe trajtohen me një pagë sipas ligjit tonë të karrierës së ushtarakut.

Përveç kësaj, tha znj. Vorpsi, përmes një kontrate të nënshkruar, ata kanë një punësim të sigurt të paktën edhe 6 vjet të tjera pas përfundimit të studimeve.

Ajo shpjegoi se kriteret për të qenë pjesë e Akademisë Ushtarake, veç mesatares janë është mosha 18-22 vjeç, kriteri i gjatësisë; për meshkujt jo më pak se 1.60 dhe për femrat jo më pak se 1.60 dhe kriteri i pastërtisë së figurës.

Drejtoresha e Kurrikulave në Akademinë e FA zbuloi se përveç studimeve bachelor në degë të reja si Navigim, Komandim Detar dhe Teknologji Informacioni, Ministria e Mbrojtjes është pritje të miratimit nga Ministria e Arsimit edhe për një master 1-vjeçar në Siguri Kibernetike.

Kush dëshiron të ndjekë Akademinë Ushtarake aplikon në e-Albania, më pas regjistrimet bëhen sipas udhëzimeve në website të Ministrisë së Mbrojtjes nga datat 6-13 gusht. Konkurset me 3 përbërësit e  tyre; shëndetësor, mendor dhe fizik zhvillohen ndërmjet datave 16-20 gusht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Akademia e Forcave të Armatosura nis regjistrimet në gusht, degë të reja dhe master

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026