Punësimi i ballkanasve, Imrie Shashivari: Shtetet tona amë bëjnë shumë pak për të rinjtë

1 Tetor 2020 | 05:51

Në një intervistë për Euronews Albania, Imrie Shashivari, kryetare e dy shoqatave për punësimin e emigrantëve në Gjermani foli për integrimin e ballkanasve në shoqërinë gjermane, gjë të cilën ajo e konsideroi aspak të lehtë.

Znj. Shashivari tregoi se ka takuar më parë studentë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia  të cilët shkonin për të studiuar në Gjermani ndërsa kohët e fundit takon më shumë familje të reja që ndjekin ëndrrën e tyre për një jetë më të mirë.

Sa i përket gjetjes së një pune për ta kryetarja e shoqatave për punësimin e ballkanasve në Gjermani tha se kjo është mjaft e vështirë.

“Më ka rastisur të takoj intelektual, njerëz të kualifikuar në drejtime të ndryshme shkencore të cilët kanë menduar se posa të vijnë këtu (në Gjermani) nuk do të jetë aspak e vështirë që të gjejnë punë”,- u shpreh Shahivari duke theksuar se procedurat e fillimit të punës mund të jenë më të lehta për mjekët apo inxhinierët ama sidoqoftë ngelet më e komplikuar në fushat e tjera.

Pyetur për vështirësinë me të cilën merren lejet e qëndrimit ajo u tregua pozitive dhe tha se për aq kohë sa je i punësuar dhe ke një vendbanim shteti gjerman nuk sheh asnjë problem tek pjesa e leje qëndrimit.

Në fjalën e saj Imrie Shashivari sqaroi se lejohet të qëndrosh për tre vite e më pas mund të tërheqësh dhe familjarët e tu.

Ndër të tjera sqaroi se kusht kryesor për të marrë leje qëndrimin është njohja në shkallën ‘B’ e gjuhës gjermane.

Referuar vendeve të punës ku mësyjnë më së shumti shqiptarët znj. Shishovari përmendi ndërtimin dhe gastronominë.

“Asnjë njeri që ja mësyn kësaj dere nuk e besoj se vjen këtu për të menduar se unë do të qëndroj gjithë jetën këtu, mirëpo kushtet të cilat ofrohen, me kohën po flas se çdo fillim ka qenë shumë i vështirë për secilin veç e veç, fillon punën, krijon rrethin shoqëror, krijon kushtet e banimit dhe vëren dallimin mes jetës këtu dhe vendit tonë, atëherë, po, është shumë e vështirë të thuash po vendosa të kthehem në vendin tim. E them këtë mjerisht sepse shtetet tona amë bëjnë shumë, shumë, shumë pak për rininë tonë”,-përfundoi ajo.

 

Lexoni gjithashtu: 

Programi “Migracion për Zhvillim”, Fabian Kodra tregon procesin e riintegrimit pas kthimit nga Gjermania

Largimi i shqiptarëve, profesor Ardian Civici zbulon prirjen e “frikshme” tek të rinjtë

Në kërkim të ëndrrës evropiane! Gjermania, destinacioni kryesor i të rinjve shqiptarë që largohen

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026