Punime në autostradën Tiranë-Durrës, nga nesër devijohet qarkullimi drejt Vorës
Duke filluar nga nesër – për të paktën dy javë, – në rrugën Tiranë-Durrës do të kryhen punime për të rregulluar pjesët e dëmtuara të asfaltit. Punimet pritet të detyrojnë qarkullim me shpejtësi të reduktuar dhe përkohësisht devijimin në rrugët dytësore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh) njoftoi në rrjetet sociale se, prej orës 08:00 të së mërkurës, datë 7 prill, e deri më 21 prill, do të kryejë punime për shtrimin dhe rehabilitimin e rrugës nga Qafë Kashari në hyrje të Tiranës e deri te zona e njohur si “Ura e Dajlanit” në Durrës.
Distanca e njoftuar për punime është sa gjysma e rrugës Tiranë-Durrës, konkretisht rreth 25.5 kilometra.
Punimet do të kryhen me dy faza, fillimisht në njërin kah e më pas në kahun tjetër të autostradës duke devijuar trafikun përkohësisht vetëm në një anë, në rrugët dytësore.
Katër ditët e para do të punohet në segmentin Qafë Kashar-Vorë, më pas në Vorë-Maminas, Maminas-Sukth, Maminas-Kryqëzim i Shkozetit, Shkozet-Ura e Dajlanit.
Gjatë këtyre ditëve qarkullimi drejt Vorës mund të kryhet përmes rrugës dytësore e njohur si “Rruga industriale”.
Në fazën e dytë të punimeve do të ndiqet i njëjta kronologji por me drejtimin e kundërt nga Ura e Dajlanit-Qafë Kashar.
Duke pasur parasysh ngarkesën e qarkullimit nga kjo rrugë, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën thirrje që qytetarët të zgjedhin rrugë alternative.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta