Punime në sezon turistik, ankohen bizneset në Shëngjin, kryebashkiaku Ndreu shpjegon arsyet
Në zonën bregdetare të Shëngjinit prej disa ditësh po punohet për ndërtimin e pjesës së mbetur të shëtitores.
Punimet përkojnë me kohën kur në këtë zonë dynden turistë, kryesisht nga Kosova, por edhe vendas. Ndërsa për disa ditë ka munguar gjatë orëve të paradites edhe energjia elektrike.
Bizneset në këtë zonë thonë jashtë kamerave se kjo u ka vështirësuar punën pasi jo të gjithë disponojnë gjeneratorë. Për këto probleme, Euronews Albania komunikoi në lidhje telefonike me kryetarin e bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Sipas tij, energjia është shkëputur gjatë ditëve të javës kur nuk ka pasur fluks, për shkak të spostimit të disa shtyllave të energjisë, por edhe investimeve që po kryen.
Ndreu tha se punimet do të mbarojnë brenda pak ditëve. I pyetur se përse ato nuk u kryen më herët, por në nisje të sezonit turistik, ai tha se kanë qenë të detyruar për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.
Lexoni gjithashtu:
‘Pusho shqip’, Kosova fton qytetarët e saj që të kalojnë verën në bregdetin shqiptar
Basha njihet me shqetësimet e operatorëve turistikë dhe sipërmarrësve në Shëngjin
Ekskluzive/ Nga Velipoja në Ksamil, qeveria plan për shtetëzimin e bregdetit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta