Punimet në superstradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton devijimet gjatë ndërhyrjes
Për 20 ditët e ardhshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se do të ketë punime në superstradën Tiranë-Durrës. Punimet do të nisin nga kjo e martë për të përfunduar më 25 maj.
Punimet e financuar ngaQeveria dhe Banka Botërore do të nisin fillimisht duke ndërhyrë në segmentin Maminas-Sukth, ku do të ketë lëvizje të automjeteve vetëm në një korsi.
Në ditën e dytë do të ndërhyhet në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit, për të vazhduar në ditën e tretë në segmentin Shkozet – Ura e Dajlanit, ku gjithashtu do të lëvizet me një korsi dhe me shpejtësi të reduktuar.
ARRSH thotë se për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe menaxhim trafiku po në drejtimin nga Ura e Dajlanit–Qafë Kashar dhe udhëzon shoferët që të përdorin rrugë dytësore.
“Mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj. Nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku i punimeve do të shtyhet deri në përmirësimin e motit dhe ndërkohë autostrada do të jetë e lirë për përdorim”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta