Punonjësi dëmton syrin, shpallet në kërkim administratori i kompanisë në Durrës

24 Shkurt 2025 | 16:05

Një incident i rëndë ka ndodhur në një kompani që operon në portin e Durrësit, ku një punonjës është dëmtuar rëndë në sy gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Durrësit, ngjarja ka ndodhur më 18.02.2025, ku shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, ka pësuar një aksident në vendin e punës.

“Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

“Është shpallur në kërkim shtetasi T. F., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” ndërsa vijon puna për kapjen e tij”, thotë policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Durrësit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026