Punonjësit e “Albcontrol” thonë se kompania ka shkelur kontratën e punës

7 Prill 2021 | 15:20

Punonjësit e “Albcontrol” kanë deklaruar për mediat se nuk i kanë shkelur kushtet e kontratës së punës, përkundrazi kompania ka abuzuar në rastin e dy punonjësve duke nisur procedurat e shkarkimit pasi ato kishin deklaruar se “nuk ishin të aftë për punë”.

Avokati i Sindikatës së Pavarur të Transportit Ajror, Rezart Kthupi, tha pasditen e sotme për mediat se situata në “Albcontrol” ka përshkallëzuar pas veprimit të kompanisë ndaj dy punonjësve të cilët kishin paraqitur deklarata të paaftësisë. Kthupi tha se, reagimi i kompanisë për të nisur procedurat e shkarkimit ndaj tyre ka sjellë pasiguri te punonjësit e tjerë.

“Nuk ka hapësirë ligjore për të çuar kontrollorët për ndjekje penale. Jemi në kushtet e respektimit të një detyrimi ligjor”, u shpreh Kthupi përballë pyetjes së gazetarëve se çfarë do të bënin nëse do të nisnin procedura penale.

Teksa foli në emër të punonjësve, Kthupi pranoi se me rënien e flukseve të fluturimeve kanë rënë edhe të ardhurat e kompanisë, mirëpo ai këmbënguli se në të gjitha masat e marra nga qeveria gjatë periudhës së pandemisë “është bërë maksimumi për të mos cenuar pagat e punonjësve”.

Avokati tha se kompania “Albcontrol” mund të kishte ndjekur një rrugë tjetër duke kërkuar një kredi, njësoj si kompani të tjera, për të shlyer punonjësit, por u veprua me shkurtimin e pagave.

Kthupi theksoi se në këtë rast kontrollori ka detyrim që të saktësojë që nuk është është i aftë për punë.

“Nuk mund të detyrosh një person që të shkelë ligjin për të ruajtur një pasojë tjetër madhore që mund të jetë ajo e mbylljes së hapësirës ajrore shqiptare”, u shpreh ai.

“Kontrata e punës është një e drejtë që nuk cenohet në mënyrë të njëanshme. Albcontrol mund të shkonte të merrte kredi dhe të përballonte fondin e pagave”, vijoi Kthupi.

Kontrollorët e “Albcontrol” ndërprenë punën sot me argument kryesor uljen e pagave duke shkaktuar bllokimin e fluturimeve në aeroportin “Nënë Tereza”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026