Punonjësit e PTK-së në protestë për pagat e prapambetura, Balaj: Kompania drejt falimentit për faj të qeverive nga 2008
Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e punëtorëve të Telekomit që të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, kjo pas vendimit të fundit qeveritar që ndalon grumbullimet masive për shkak të frikës së infektimit me COVID-19.
Megjithatë, kjo nuk pritet të ndalojë punëtorët që thonë se protesta e paralajmëruar për orën 13:00 do të mbahet. Rreth 3 mijë punonjës të Telekomit nuk kanë marrë ende as pagat e muajit tetor, për shkak të bllokimit të llogarive të kësaj kompanie publike.
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të PTK-së në Kosovë, Lamih Balaj tha për Euronews Albania se gjithçka ka nisur të shkojë drejt kolapsit në këtë institucion që nga 2008, kur PTK e kanë marrë në dorë institucionet e Kosovës.
Sipas tij, përgjegjëse për këtë situatë janë të gjitha qeveritë kosovare, të cilat përmes keqmenaxhimit po rrezikojnë mbylljen e shërbimeve për qytetarët.
“Deri në 2008 PTK e kishin në dorë institucionet ndërkombëtare. Nga ky vit ka filluar keqmenaxhimi, që sot e kanë çuar në një ndërmarrje me minus 70 mln borxhe.
Punonjësit janë vetmit që kanë bërë publik dëmet e shkaktuara. Përgjegjëse janë të gjitha qeveritë e Kosovës nga 2008. Sepse menaxhimi është bërë nga bordet politike dhe gjithçka ka ndodhur në dijeninë e tyre. Çdo ikje nga përgjegjësia nga qeveria është dështim i vetë atyre”, tha z. Balaj.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta