”Shpëton” Valdrin Pjetri, Gjykata pushon hetimet për ish-kandidatin socialist të Bashkisë Shkodër
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri.
I zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit, Pjetri u mor i pandehur për falsifikim të formularëve.
Sipas hetimeve ai nuk kishte deklaruar hetimin dhe dënimin në shtetin italian për probleme me lëndët narkotike.
Por, pas disa muajsh hetime Prokuroria vendosi të dërgoi për pushim çështjen në Gjykatë, me argumentin se vendimi i gjykatës italiane e ndalonte Valdrin Pjetrin ta deklaronte atë.
Kandidati socialist Pjetri, para zgjedhjeve të vitit 2019, mbante pozicionin e kryeregjsitruesit në Zyrën e Përgjithshme të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ndërkohë që më parë qe angazhuar në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara sipas “ligjit Anti-Mafia dhe Financimit të Terrorizmit” dhe pati mbajtur poste të rëndësishme në ministrinë e Mbrojtjes.
Lexoni gjithashtu:
Shtyhet për herë të dytë seanca ndaj Valdrin Pjetrit në Gjykatën e Tiranës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta