Pushtimi rus i Ukrainës është një dështim ushtarak, sipas gjeneralit amerikan

8 Shtator 2022 | 22:50

Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm deklaroi se pushtimi rus i Ukrainës është një dështim ushtarak.

Sipas tij, forcat ruse kanë arritur vetëm sukses të vogël taktik në pjesë të ndryshme në lindje të Ukrainës.

“Deri më tani objektivat strategjike ruse janë mposhtur. Kjo është për shkak të dështimeve të tyre. Dhe gjithashtu për shkak të trimërisë së ushtrisë ukrainase, trimërisë së popullit ukrainas dhe mbështetjes së vendeve që ishin sot në Grupin e Kontaktit”, u shpreh ai.

Sipas gjeneralit, ushtarët ukrainas kanë goditur mbi 400 objektiva të forcave ruse.

Disa ditë më parë, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka mirëpritur thirrjet e agjencisë bërthamore të OKB-së për një zonë të mbrojtjes së sigurisë në centralin bërthamor në Zaporizhia.

Fabrika është pushtuar nga Rusia që nga fillimi i luftës dhe që nga ajo kohë është sulmuar vazhdimisht, me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën,

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026