Putin bisedon me Netanyahun për “integritetin territorial” të Sirisë

28 Korrik 2025 | 19:36

Presidenti rus, Vladimir Putin, foli për integritetin territorial të Rusisë, gjatë një bisede të zhvilluar më 28 korrik me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Biseda mes dy udhëheqësve vjen pasi në jug të Sirisë pati dhunë sektare, që nxiti ndërhyrjen e Izraelit.

Izraeli kreu sulme ajrore gjatë këtij muaji në Damask dhe në provincën Suveida të banuar me minoritetin druz, duke thënë se po vepronte edhe në mbështetje të këtij minoriteti fetar, por edhe për të përforcuar kërkesat e tij për çmilitarizimin e jugut të Sirisë.

“Putin theksoi rëndësinë e mbështetjes së unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial” të Sirisë, tha Kremlini përmes një njoftimi.

Udhëheqësi rus shtoi se stabiliteti politik në shtet duhet të arrihet përmes respektimit “të interesave të të gjitha grupeve fetare dhe etnike”.

Ai po ashtu, gjatë bisedës me Netanyahun, ofroi që të ndërmjetësonte bisedimet për programin bërthamor të Iranit.

Rusia, një aleate e ngushtë e sundimtarit afatgjatë të Sirisë, Bashar al-Assad – i cili raportohet se ka ikur në Moskë me familjen e tij pas rrëzimit nga pushteti në dhjetor – vazhdon të ketë dy baza ushtarake në këtë shtet.

Rusia është gjithashtu afër me Iranin, me të cilin ka forcuar lidhjet ushtarake gjatë ofensivës së Kremlinit në Ukrainë.

Megjithatë, Moska përpiqet të ruajë raporte të mira edhe me Izraelin, ku jeton një komunitet i madh që kanë prejardhje ruse.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026