Putin nuk mund ta fitojë luftën në Ukrainë, thotë shefi i NATO-s

15 Shkurt 2023 | 20:59

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk tregon asnjë tregues se dëshiron paqe dhe se ai duhet të kuptojë se nuk mund ta fitojë luftën në Ukrainë.

Ai tha se duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armët që i nevojiten për për të rimarrë territorin.

“Pothuajse një vit që nga pushtimi i tij brutal, presidenti Putin nuk tregon asnjë shenjë se po përgatitet për paqe. Përkundrazi, ai po fillon ofensiva të reja dhe po synon civilët, qytetet dhe infrastrukturën kritike.

Putini duhet të kuptojë se ai nuk mund të fitojë, dhe për këtë, ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës shpejt armët dhe municionet që i nevojiten për të rimarrë territorin dhe për të mbizotëruar si një komb sovran në Evropë”, u shpreh Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin polak, Andrzej Duda, në Bruksel.

Stoltenberg theksoi se NATO po ndërmerr hapa të mëtejshëm për të forcuar mbrojtjen e aleancës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026