Putin: Po presim negociatorët amerikanë për Ukrainën, pas çtensionimit të krizës me Iranin

29 Qershor 2026 | 09:30

Presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se po “priste” mbërritjen e negociatorëve amerikanë për të rifilluar bisedimet mbi luftën në Ukrainë, kur Uashingtoni është më pak i fokusuar në çështjen e Iranit.

“Ne presim, sapo të mbarojnë të gjitha ngjarjet, pasi të mbarojë faza e nxehtë në lidhje me dosjen iraniane mbërritjen e përfaqësuesve të qeverisë amerikane me të cilët jemi takuar tashmë në Moskë”, tha zoti Putin gjatë një interviste me një gazetar rus, të publikuar nga Kremlini.

Ai po i përgjigjej pyetjes së një gazetari në lidhje me marrëdhëniet ruso-amerikane pas G7 në Francë gjatë së cilës Donald Trump konsideroi se “Rusia duhet të bëjë një marrëveshje” me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës, e cila shpërtheu në shkurt 2022.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë negociatat dhe diskutimet mbi të gjitha detajet ”, siguroi gjithashtu zoti Putin. Presidenti rus vlerësoi në fillim të qershorit se vëmendja e SHBA-së është shpërqendruar nga lufta në Ukrainë që kur filloi sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit.

Edhe pse zakonisht rezervon mbështetjen e tij për Kievin, presidenti amerikan tha gjatë G7 në Francë se Moska “duhet të bëjë një marrëveshje” dhe se përndryshe Uashingtoni mund të rivendosë sanksionet që i kishte pezulluar. Qëndrimi i tij u interpretua në disa kryeqytete si një ndryshim i papritur në qëndrimin e republikanit në favor të Kievit.

Të martën e kaluar, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha, duke iu drejtuar diplomatëve të huaj në Moskë, se administrata Trump tani duket se ka “braktisur çdo pretendim për të luajtur rolin e një ndërmjetësi të paanshëm” dhe në vend të kësaj ka marrë rrugën e “përshkallëzimit të presionit dhe sanksioneve ndaj Rusisë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve

Java ka nisur me vështirësi për mijëra udhëtarë në Spanjë, pasi kompania hekurudhore Renfe ka anuluar 320 shërbime hekurudhore këtë të hënë, më 29 qershor,...
11:00 | 29/06/2026

Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, së bashku me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, dhe Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme...
10:42 | 29/06/2026

Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh

Kina ka premtuar ndihmë emergjente me vlerë 100 milionë juanë (rreth 14.7 milionë dollarë) për të mbështetur reagimin e Venezuelës ndaj një tërmeti shkatërrues, ndërkohë...
10:39 | 29/06/2026