Putin pranon pagesa në euro për gazin
Qeveria gjermane tha të mërkurën se ka marrë garanci nga Rusia se pagesa për gazin rus nuk do të bëhet në rubla.
Presidenti, Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman, Olaf Scholz se kompanitë evropiane mund të vazhdojnë të paguajnë në euro ose dollarë, bën me dija zyra e kancelarit gjerman.
Gjatë një bisede telefonike me Scholz, Putin është shprehur se paratë mund të paguhen përmes Bankës Gazprom dhe më pas të transferohen në rubla në Rusi.
Kjo bankë nuk është aktualisht subjekt i sanksioneve të Perëndimit.
Scholz nuk e ka pranuar një procedurë të tillë gjatë bisedës, por ka kërkuar informacion me shkrim për të kuptuar më mirë procedurën.
Kremlini thotë se dy liderët kanë rënë dakord që të mbahet një tjetër takim në nivel ekspertësh për të zgjidhur këtë çështje.
Javën e kaluar, Putin tha se Moska do të pranonte pagesa vetëm në rubla për furnizimin me gaz të ‘vendeve jomiqësore’, përfshirë ato të BE-së.
Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët
- 12:55 Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes
- 12:28 Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë