Putin pret Xi në Kremlin, dy presidentët diskutojnë për luftën në Ukrainë

8 Maj 2025 | 18:29

Presidenti rus Vladimir Putin priti të enjten në Kremlin homologun kinez Xi Jinping, i cili po viziton Moskën në një kohë kur lufta në Ukrainë ndodhet në vitin e katërt.

Gjatë takimit kokë më kokë, Putin ia atribuoi bashkëpunimin strategjik mes Moskës dhe Pekinit asaj që e quajti “vëllazëria luftarake” që dy vendet ndërtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne po i zhvillojmë marrëdhëniet tona në të mirë të popujve të të dy vendeve dhe jo kundër dikujt tjetër. Partneriteti ynë bazohet tek barazia, përfitimi i përbashkët dhe nuk udhëhiqet nga konsiderata afatshkurtra”, tha Putin.

Presidenti rus theksoi se synimi për të formuar marrëdhënie fqinjësore, përforcimin e tyre dhe zgjerimin e bashkëpunimit është një zgjedhje e Rusisë dhe Republikës Popullore Kineze, bazuar në ndërveprimin strategjik.

Edhe pse Bashkimi Sovjetik dhe Kina ishin mes vendeve kryesore që luftuan atë që njihet si Boshti Nazist, dy vendet nuk është se luftuan krah për krah gjatë konfliktit.

Xi mbërriti në Moskë ditën e mërkurë, në prag të paradës së Ditës së Fitores, që mbahet të premten, e ku ai është i ftuari kryesor.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin rus, dy liderët do të diskutojnë për një sërë çështjesh, që përveç marrëdhënieve dypalëshe do të përfshijnë edhe ato me Shtetet e Bashkuara të Donald Trump, luftën në Ukrainë, e të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026