Putin prezanton prioritetet: Ushtria ruse, baza dhe raketa të reja

21 Dhjetor 2022 | 15:42

Më shumë përgatitje ushtarake, më shumë armatime moderne dhe një buxhet i pakufizuar për luftën në Ukrainë.

Janë këto synimet e bëra publike nga presidenti rus Vladimir Putin, teksa ushtria e tij kryente stërvitje në Bjellorusi dhe flota ruse nisi një seri manovrash me Kinën.

Dhe qershia mbi këtë tortë luftarake do të jetë hyrja në shërbim brenda pak ditësh e një rakete të fuqishme.

“Duke filluar nga janari, fregata ‘Admirali Gorshkov’ do të pajiset me raketën e re hipersonike ‘Zicron’. Si ajo nuk ka në asnjë vend të botës”, u shpreh Vladimir Putin.

Putin ka njoftuar gjithashtu se do të krijojë baza detare për të mbështetur flotën e tij në Mariupol dhe Beriansk, dy qytete ukrainase të pushtuara nga rusët.

Por kreu i Kremlinit foli gjithashtu për ekonominë, gazin dhe marrëdhëniet me Kinën.

“Një qendër e re gazi do të hapet në IRKUTSK. Ne do të hapim edhe fushën unike të gazit të kondensuar në KOVIKTA, më e madhja në lindje të Siberisë. Rezervat e saj arrijnë deri në 1.8 trilionë metra kub gaz”, tha më tej presidenti i Rusisë.

Putin shtoi se një gazsjellës i gjatë 800 kilometra është ndërtuar për të shpërndarë gaz natyror nga lokaliteti Kovikta.

Furnizimi i Kinës është jetik për të gjetur burime të reja të ardhurash pas shkëputjes së lidhjeve me BE-në.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026