Ministri serb akuzon Kurtin për dhunë, barrikadat qëndrojnë akoma në Veri

21 Dhjetor 2022 | 14:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po pret nga KFOR-i që të ndërmarrë veprime për heqjen e barrikadave. Megjithate, ai tha se bllokimi i rrugëve nuk do të tolerohet gjatë.

Këto deklarata, nga zyrtarët serbë në Beograd po konsiserohen si kërcënim.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç tha se njoftimi i kryeministrit Kurti, se me çdo kusht do t’i heqë barrikadat në veri të Kosovës, është “kërcënim i përgjithshëm për serbët, veçanërisht ata që jetojnë në Kosovë”.

Ai tha se serbët nga veriu i Kosovës kanë 12 ditë që, siç tha Vuceviç, luftojnë për të drejtat e tyre duke bllokuar rrugët. Ndërkohë, largimin e barrikadave po e kërkon edhe SHBA e BE.

Por, deri më tani forcat e NATO-s në Kosovë, përveç një stërvitje në veri, ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap për largimin e tyre.

Këto bllokime rrugësh kanë bërë që pjesëtarë të Policisë së Kosovës që janë përtej tyre prej 12 ditësh të mos kenë mundësi të levizin. 9 prej tyre, për shkaqe shëndetësore u sollën në jug.

Ndërkohë, në ndihmë atyre u doli EULEX-i, duke dërguar ushqim e gjëra të tjera të nevojshme.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla akuzon ish-kolegun e tij në qeveri, kreun e Listës Serbe, Goran Rakiç se në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura, po i mirëmban barrikadat që kanë bllokuar qytetarët dhe pjesëtarët e policisë së Kosovës.

Për dallim nga java e kaluar, ditëve të fundit janë rikthyer shpërthimet e sulmet ndaj ekipeve të mediave. Megjithatë, as këto raste nuk kanë bërë që të reagohet ndaj atyre që po i kryejne keto veprime dhe po i mbajnë barrikadat në rrugë.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka hapur konkurs për 200 vende pune në komunat veriore.

Kjo, pasi dihet që kohë më parë, të gjithë zyrtarët serbë që ishin pjesë e institucioneve të Kosovës, përfshi ketu edhe policët, gjyqtarët e prokurorët dhanë dorëheqje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë...
10:02 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026