Putin pritet të urdhërojë mobilizimin e dytë për luftën në Ukrainë

18 Janar 2023 | 10:56

Institutit për Studimin e Luftës, ka parlajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të shpallë këtë të mërkurë një mobilizim të dytë ushtarak, për të zgjeruar numrin e trupave që luftojnë në Ukrainë.

ISË deklaron se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka njoftuar se Putin do të mbajë një fjalim në Shën Petersburg sot, në përkujtim të 80-vjetorit të thyerjes së rrethimit nazist të Leningradit nga forcat sovjetike.

“Putinit i pëlqen të përdorë data simbolike për t’iu drejtuar popullit rus dhe disa blogerë rusë pro-luftës vunë në dukje se ai do të shfrytëzojë këtë mundësi për të shpallur mobilizim ose luftë me Ukrainën,” raporton ISË.

“Inteligjenca ukrainase dhe perëndimore gjithashtu paralajmëruan vazhdimisht për përgatitjet e mobilizimit të Putinit të planifikuara për në mes të janarit”, vijon raporti.

Kujtojmë se shtatorin e kaluar Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të 300 mijë rezervistëve në Rusi.

Ishte mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe dukej se ishte një pranim që lufta e Moskës në Ukrainë po shkonte keq.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026