Pyetjet nga Kosova për Merkel, gazetarët: Bllokimi na indinjoi, ishte e përgatitur
Vizita e fundit në Ballkan e kancelares gjermane në largim Angela Merkel, zgjoi interesim të madh të mediave, përfshi edhe ato të Kosovës. Por, gazetarët kosovarë nuk arritën dot të bënin asnjë pyetje në Tiranë për mysafiren gjermane apo për mikpritësin e saj, Edi Rama edhe pse kjo mundësi u ishte konfirmuar nga zyrtaret shqiptarë, para konferencës se dy liderëve.
“Zonjë, jam Burim Zariqi nga RTV 21 dhe po kërkoj të drejtën e pyetjes. Kam pyetje për znj. Merkel dhe z. Rama dhe nëse të duhet ta mbash shënim në listë. Dora ime ka ndenjur për 40 minuta e ngritur dhe në përfundim te konferencës porsa ajo zyrtarja e mori fjalën dhe tha se kjo ishte e gjitha përmbyllet konferenca, në ato momente u tensionova të them të drejtën se u ndjeva i injoruar”, tha Burim Zariqi, gazetar i RTV21.
Kjo bëri që gazetarët nga Kosova të ndihen të injoruar.
“Të them të drejtën ka qenë ndjenje shumë e keqe. Jo se nuk na ndodhur edhe herë të tjera që mos me pas mundësinë me ba pyetje, por rasti ka qenë specifik. Jo shpesh vjen një kancelare e Gjermanisë, apo cilido vend tjetër në konferenca të tilla. Ka qenë shumë zhgënjyese dhe jemi ndjerë të injoruar në aspektin qe aty disa herë u përmend Kosova”, u shpreh Valbona Bytyqi, gazetare KTV.
Gazetarët kosovarë shkojnë akoma më tej. Ata mendojnë se bllokimi që iu bë, nuk ishte i rastësishëm.
“Në fakt ajo që ndodhi mua më bëri të nënkuptoj se e gjithë kjo ishte një lloj skenari i përgatitur, ajo moderatorja e konferencës m’u drejtua me fjalët që kur të keni ju konferenca të ngjashme, ju vendosni kujt ia jepni fjalën, por këtu ne jemi ata që vendosim. Pra kjo ishte një lloj kulmi i asaj çfarë ndodhi dhe që nuk e pashë të arsyeshme që as të futemi në debat me atë zonjën, pasi dukej qe gjithçka ishte e përgatitur më herët”, u shpreh Besian Beha, gazetar i RTK.
Si rezultat i zhgënjimit dhe si formë proteste ata nuk pranuan as gatishmërinë e kryeministrit Rama që të përgjigjet për ta pas konferencës.
“Ne i thamë jo. Konferenca ka përfunduar dhe sigurisht patëm interes që Merkel të jetë qendra e vëmendjes, sepse me Edi Ramën ne takohemi më shpesh, ndaj Edi Rama nuk e di pse e beri ketë, pasi jam i sigurt që edhe ai e di qe interesi ynë ishte Angela Merkel”, tha gazetari kosovar.
Për situatën që u krijua në konferencë dhe moslejimin e të drejtës së gazetarëve të Kosovës për të bërë pyetje, pati reagime si nga organizatat e gazetarëve në Kosovë, ashtu edhe nga organizatat ndërkombëtare që mbrojnë gazetarët dhe punën e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta