Qafoku: Po e bëni Ramën ‘superman’, thoni që ka blerë dhe FBI-në

24 Janar 2023 | 17:02

Gazetari, Roland Qafoku, komentoi më Euronews Albania akuzat e bëra nga Sali Berisha për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, të akuzuar për korrupsion, Charles McGonigal.

Qafoku tha se akuzat se kryeministri Rama ka blerë dhe FBI-në, po i japin atij atribute të cilat nuk i ka, duke e shndërruar në një ‘superman’.

“Është nga lajmet kryesore në Amerikë. Është një skandal shumë i madh, por kapërcimet që bëhen mes zyrtarit të FBI-së dhe zyrtarit të SHISH, arrihet deri aty sa thonë se Edi Rama ka blerë FBI-në, bëhen disa kalime që mua s’më del llogaria.

Zoti Berisha përmendi dy emra të përveçëm që janë të implikuar dhe nëse ata janë të implikuar përfaqësohen vetë.

Që Edi Rama ka blerë FBI-në, e kuptoni ju çfarë lajmi është. Po e bëni supermanin Edi Ramën, po thoni ka blerë dhe FBI-në”, tha Qafoku.

Kujtojmë se McGonigal u arrestua në SHBA pas dyshimeve për lidhje me një oligark rus. Mediat amerikane shkruajnë se ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI, mbajti një takim sekret me Ramën në vitin 2017 dhe mori një pagesë prej 225 mijë dollarësh nga një ish-zyrtar shqiptar i SHISH.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival

Për dy netë me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
18:35 | 05/07/2026

Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën

Fundjava në Gjirokastër është gjallëruar nga organizimi i edicionit të gjashtë të “GJIROKASTRA ROCKS FESTIVAL”. Tashmë ky aktivitet ka fituar një traditë të veçantë ndërsa...
17:53 | 05/07/2026

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026