Qëllohet për vdekje nga hajdutët aktori i njohur amerikan
Aktori amerikan, Johnny Wactor, i njohur gjerësisht për publikun për serialin “General Hospital”, është qëlluar për vdekje nga 3 hajdutë, të cilët tentuan të vidhnin automjetin e tij.
Të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Anxhelosit, kur aktori po shkonte të merrte makinën.
Përballë makinës ai u ndesh me tre persona të cilët po tentonin t’i vidhnin vidhnin konvertuesin katalitik automjetit.
Kur Wactor iu afrua tre burrave, sipas policisë, një prej tyre hapi zjarr me armë duke e lënë të plagosur rëndë.
37-vjeçari ndërroi jetë në spital, ndërkohë që autorët e dyshuar u larguan me makinë.
Aktori sapo kishte lënë një bar aty pranë, tha nëna e tij, Scarlett Wactor.
Agjenti i Wactor, David Shaul, tha se aktori ishte “një shembull i vërtetë moral për të gjithë ata që e njihnin”.
“Në nivelet e larta dhe të ulëta të një profesioni sfidues, ai gjithmonë e mbante kokën lart dhe vazhdoi të përpiqej për më të mirën që mund të ishte”, tha Shaul në një deklaratë të dielën.
“Koha jonë me Johnny-n ishte një privilegj që do t’ia dëshironim të gjithëve. Pas më shumë se një dekade së bashku, ai do të lërë një vrimë në zemrat tona përgjithmonë.”
Ëactor luajti Brando Corbin në telenovelën “General Hospital” nga viti 2020 deri në vitin 2022.
Ai gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën Call of Duty: Vanguard.
Scarlett Ëactor tha se puna e djalit të saj në aktrim mund ta ndihmojë atë të përballojë humbjen e saj.
“Unë mendoj se kur shoh Johnny në video dhe regjistrime, mund të shpresoj vetëm se ai po e bën këtë në parajsë dhe po e shijon,” tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta