Qëllonin me armë në ajër duke rrezikuar banorët, arrestohen adoleshentët në Kamzë

2 Nëntor 2021 | 12:10

Policia ka arrestuar dy adoleshentë në Kamzë, të cilët qarkullonin me armë zjarri me vete dhe qëllonin në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar 2 armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë, të cilat adoleshentët E. K., 18 vjeç, banues në Kamzë dhe M. K., 16 vjeç banues në Kamzë i mbanin me vete.

Gjatë operacionit, shtetasi M. K. është kapur në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë me një krehër me 20 fishekë, së bashku me shtetasin E. K. Pas kontrollit në banesën e shtetasit E. K., u gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë, sqaron policia.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026