Breshëri plumbash drejt një servisi, në pranga dy persona
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 2 persona të cilët kanë qëlluar më armë zjarri drejt një servisi.
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.10 të mëngjesit të të shtunës, në Qafë Kashar ku nga një mjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë”, bën me dije policia.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se nga burime policore mësohet se autorët kanë qëlluar nga makina në lëvizje.
Pamja është dokumentuar edhe nga kamerat e sigurisë. Në momentin që kanë qëlluar në drejtim të fasadës, në turn kanë qenë disa punonjës por fatmirësisht nuk janë lënduar.
Ndërkohë, 2 të arrestuarit që u ndoqën nga policia dhe u arrestuan në flagrancë pritet të merren në pyetje për të treguar arsyet apo personat që i kanë shtyrë të ndërmarrin sulmin me armë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta