Qendra financiare kryesore globale, cili qytet tejkalon Zvicrën në pasurinë ndërkufitare

27 Maj 2026 | 09:31

Hong Kongu ka kaluar Zvicrën si qendra kryesore globale për rezervimet e pasurisë ndërkufitare, sipas një raporti të publikuar nga Boston Consulting Group (BCG). Kompania vlerëson se ky ndryshim pritet të jetë afatgjatë, ndërsa qendrat financiare në Azi po rriten më shpejt se tregjet tradicionale evropiane.

Sipas Raportit Global të Pasurisë 2026 të BCG-së, Hong Kongu menaxhon rreth 2.95 trilionë dollarë pasuri ndërkufitare, duke kaluar lehtë Zvicrën, e cila ka 2.94 trilionë dollarë.

Rritja e Hong Kongut u mbështet kryesisht nga fluksi i pasurisë nga Kina dhe rritja e ndjeshme e ofertave publike fillestare (IPO) gjatë vitit 2025. Raporti thekson se zhvillimi i tregjeve financiare aziatike po ndryshon balancat globale të menaxhimit të pasurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026