Qëndrimet për vendimin e Kushtetueses, BE apelon: Liderët politikë të përmbahen nga gjuha nxitëse
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si parim kyç i sundimit të ligjit, kanë ftuar të gjithë aktorët politikë të Kosovës që ta zbatojnë atë.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e BE-së në Kosovë thuhet se tani i takon Kuvendit që t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm kushtetues, në përputhje me vendimin e Gjykatës.
“BE u bën thirrje të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe ta shprehin mospajtimin e tyre ekskluzivisht në mënyrë paqësore dhe demokratike”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë të politikës që përshëndetën vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Thaçit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi vendimin e këtij organi si veprim “përtej imagjinatës në nivel politik dhe juridik”.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta