‘Qëndrojmë në krah të SHBA’, Basha përkujton viktimat e 11 shtatorit
Kryetari i Partisë Demokratike përmes një postimi në Twitter ka përkujtuar viktimat e 11 shtatorit 2011, 20 vjet pas sulmeve vdekjeprurëse që goditën SHBA.
Kryedemokrati shprehet se qëndron në krah të SHBA si partneri strategjik i Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave.
“I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona”, shkruan veç të tjerash kreu i PD.
Vendimi i dy ditëve më parë i kryedemokratit Basha për të përjashtuar nga grupi i PD ish-kreun e kësaj partie, Sali Berisha, solli reagime të shumta dhe një kundërsulm të hapur nga ky i fundit.
Një ditë më parë në seancën e parë të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Sali Berisha erdhi në Kuvend i shoqëruar me ovacione të shumta nga mbështetës të tij dhe u zotua se nuk do të lejojë të shkelet sovraniteti i partisë.
Por vendimi i Bashës u përshëndet menjëherë nga ambasada e SHBA. Përmes një deklarate për mediat ambasada amerikan thekson se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen dhe se vendimi i Bashës meriton respekt.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta