Qentë dhe simfonia e Mozart

5 Shtator 2023 | 22:37

Qentë që lehin luajnë një simfoni të Mozartit në koncertin e orkestrës simfonike daneze, është ky eventi qe po merr vemendjen e botës muzikore

Një ngjarje e pazakontë ka vënë në qendër të vëmendjes Festivalin e muzikës së dhomës “Haydn” në Danimarkë. Orkestra simfonike e muzikës së dhomës daneze po përgatitet për të dhënë koncertin e saj më të veçantë në historinë e muzikës simfonike.

“Hunting Symphony” një pjesë e kompozuar nga Leopold Mozart, babai i Amadeues Mozart,  është sjellë në variantin  e të lehurave të tre qenve. Duke lehur nën ‘komandën’ e dirigjentit dhe të shoqëruar nga orkestra e muzikës së dhomës daneze tre qentë “interpretojnë” këtë pjesë pak të njohur të kompozuar nga babai i Mozart.

Në videon që paraqet provat e këtij koncerti qentë duket sikur dëgjojnë të qetë dhe të pa shqetësuar tingujt hyrës të pjesës duke pritur radhën e tyre të ‘interpretimit’.

Kryedirigjenti Adam Fischer – i cili bëri audicionin e dhjetëra qenve për rolin – tha se ai po respektonte dëshirën e kompozitorit që një pjesë e simfonisë të shoqërohej nga qentë Cookie, Sophus dhe Sica u zgjodhën për aftësitë e tyre të lehjes dhe kaluan tre muaj trajnime: jo vetëm për të lehur me urdhër, por për të qëndruar të qetë për pjesën tjetër të performancës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026