Sula replika me Çipën: S’do heshtim kundër Ramës pse u shpall “non grata” Berisha

5 Shtator 2023 | 22:06

Deputeti demokrat Dashnor Sula ishte këtë të martë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka treguar se përse ai dhe grupi mbështetës i Gazment Bardhit u bashkuan në tryezë me Sali Berishën.

Sula tha se si opozitë nuk mund të vazhdojnë të heshtin më, por Aleksandër Çipa, gjithashtu i ftuar në emision i tha se ata kanë heshtur dhe u shpërndanë në momentin që SHBA e shpalli “non grata” Berishën.

Pjesë nga biseda

Dashnor Sula: Meqë u shpall “non grata” Sali  Berisha, ne e gjithë opozita, ta mbyllim të gjithë gojën? Të mos bëjmë opozitë?

Aleksandër çipa: Ju keni dy vite që e keni mbyllur. Ju u shpërndatë. Nga momenti që lindi kjo akuzë ju e shpërndatë këtë akuzë.

Dashnor Sula: Ka një rrugëdalje, unë prapë nuk besoj te Sali Berisha, por rrugëdalja është kandidati për kryeministër. Çfarë të bëjmë, të vazhdojmë të heshtim?

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026