Endri Shabani: Duke shkarkuar ministrat, Rama merr kredite para SPAK-ut
Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar ndryshimet e bëra së fundmi në qeveri.
Shabani tha se kryeministri Edi Rama, po arrin të marrë kredite edhe nga SPAK, pavarësisht se ai përpiqet të frenoj sa të mundet lëvizjet e drejtësisë. sipas Shabanit, ai ka arritur të shfrytëzojë popullaritetin që po merr drejtësia e re duke thënë se “po kapen dhe të vetët” dhe nga ana tjetër opozita po ia lejon këtë gjë.
“Po të ishte se Rama do kishte kontroll mbi drejtësinë, Vangjush Dako so ishte në shtëpi, Ilir Beqaj nuk do hetohej. Çështja e sterilizimit do të mbyllej me kohë siç u mbyll nga Prokuroria e Tiranës. Por pa dyshim që Rama nuk rri pa lëvizur, ai bën tentativat e tij për të frenuar sa të mundet.
Ajo që mua më bën përshtypje është se Rama duke e kuptuar që drejtësia e re po ngjall një lloj besimi te publiku e një lloj popullariteti, Rama si operacion po përpiqet të marri kredite, të marri kredite edhe për kabinetin e tij që e ka të korruptuar.
Nga ana tjetër Berisha dhe anëtarë të tjerrë të opozitës, ia japin me qejf Ramës këto kredite. duke thënë se Rama kontrollon SPAK-un, i arreston vetë të vetët, praktikisht këta bëjnë atë që Rama do. Rama do të krijojë bindjen se politika po pastrohet për shkaka të Ramës”,-tha Endri Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta