Entuziazmi tek kuqezinjtë, Shqipëria vijon përgatitjet në Tiranë, synojnë fitore
Më 6 shtator kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Pragës, ndërsa një ditë më pas do të përballet me Çekinë në Fortuna Arena. Përgjatë së martës skuadra ka vijuar përgatitjet në kryeqytet, ndërsa nuk ishte planifikuar asnjë konferencë për shtyp nga trajneri Sylvinho.
Të gjithë lojtarët janë entuziastë në prag të dy përballjeve decisive sa i përket misionit Euro 2024.
Ndërsa flisnin për faqen zyrtare të FSHF, futbollistët si Roshi, Muçi, Strakosha, Berisha apo Hysaj pohuan se janë të gjitha shanset për të bërë mirë.
“Kombëtaren e kam gjetur me shumë ndryshime, si nga trajneri, stafi, fusha e stërvitjes, hoteli që po qëndrojmë në Tiranë. Çdo gjë është ok, jemi takuar sot me çunat dhe i shikoj shumë të karikuar. Jam shumë i bindur në vetvete se ky grup shkon pothuajse 100% në kampionatin Europian. I garantoj të gjithë që do japim maksimumin”,-tha Odise Roshi.
“Kur të merr Kombëtarja mundohesh të japësh më të mirë, pasi roli sulmues është shumë i rëndësishëm, duhet të shënosh dhe të ndihmosh ekipin me gola. Kështu që ndjehem shumë mirë dhe shpresoj që të arrij ta ndihmoj ekipin që të fitojmë apo që të marrim rezultate të mira në të dyja ndeshjet”,-tha Ernest Muçi.
“Dita e parë, shumë e bukur me diell jashtë, punojmë mirë dhe ishalla bëjmë një ndeshje siç duhet”,-tha Thomas Strakosha.
“Po bëhemi gati. Të shohim, jemi të gjithë, kemi ardhur me një motiv shumë të lartë dhe shpresoj të kemi sukses”,-tha Etrit Berisha.
“Ndjehem shumë mirë. Është dita e parë, ndjehem gjithmonë mirë ditën e parë, jemi të gjithë të kënaqur, të gjithë ishim mirë, bëmë batuta. Ndeshjen e fundit e luajta, isha në formë dhe jemi gati për këto ndeshjet që kemi”,-tha Elseid Hysaj.
Përballja e parë është ajo ndaj Çekisë më 7 shtator, ndërsa 3 ditë më pas kuqezinjtë ndeshen me Poloninë në shtëpi. Shqipëria është pjesë e grupit E, ku renditen në vendin e dytë me 6 pikë. Çekët udhëheqin tabelën me 2 fitore dhe 1 barazim, teksa më pas renditja vijon me Moldavinë, Poloninë dhe Ishujt Faroe.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë