Dita e Nënë Terezës/ Pjesë e arkivës dorëshkrimi i fundit i shqip i shenjtores

5 Shtator 2023 | 16:46

5 shtatori është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës. Në përkujtim të figurës së saj, në Tiranë dhe gjithë vendin u zhvilluan aktivitete për shenjtoren e Shqiptare. Në një ekspozitë të hapur në Presidencë u shfaqen për publikun dorëshkrimet e saj në gjuhën shqipe.

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, është mbajtur në ambientet e presidencës një ekspozitë në nder të shenjtores me dorëshkrime, dokumente dhe fotografi.

Pjesë e ekspozitës ishte edhe dorëshkrimi i fundit i saj në gjuhën shqipe, ekzistenca të cilit nuk dihej, por sot ndodhet ne arkivën e shtetit.

“Ne deri në këtë moment nuk e dinim që ekzistonte kjo, dinim që herë e fundit që kishte shkruar ishte në vitin 1980. Dhe ne mendonim se kjo ishte fjalia e fundit në shqip e shkruar prej saj, ndërkohë që na rezulton në vitin 1989”- theksoi Ardit Bido.

“Unë ja kam dhënë besën shqiptarit të zotit”- lexohej në pasazhin e fundit të shkruar prej shenjtores i cili daton në vitin 1989.

Ekspozitën e vizitoi edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila ishte shoqëruar nga homologu i saj Bajram Begaj.

Ky postulat, “unë ja kam dhënë besën shqiptarit të zotit” është i jashtëzakonshëm.

Nënë Tereza është vlerësuar me çmime të ndryshme, duke përfshirë çmimin NOBEL për paqen në 1979, i cili ngriti statusin e saj si një ikonë kulturore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026