Qershia e Korçës ngel në pemë, mungesa e fuqisë punëtore dhe çmimi i ulët rrezikojnë fermerët
Që prej hapjes së pjesshme të pikës kufitare të Kapshticës për punonjësit sezonalë, mbi 8000 persona kanë shkuar në vendin fqinj për të punuar. Ndërkohë, fshati Dvoran i Korçës, i njohur për kultivimin e qershisë vuan për punëtorë për vjeljen e tyre.
Fermerët shprehen se qershia ende nuk është duke dhënë fitimet që ata prisnin.
“Kemi më tepër se dy javë që mbledhim qershi. Dora e parë është në përfundim. Ditët e fundit falimentoi fare. Çmimi shumë i ulët, punëtorë mezi gjenim. Shumica e fermerëve kanë vuajtur, nuk kanë fuqi punëtore. Kanë emigruar të gjithë të rinjtë jashtë shtetit, disa që vijnë kërkojnë çmim shumë të lartë, s’ke leverdi për aq sa kërkojnë ata”, – thotë Alma Zhabollari, fermere.
“Mbledhje e qershisë deri tani ka vazhduar mirë, pavarësisht se dora e parë nuk ishte aq e mirë me çmimin. Ra edhe shi ditët e fundit. Punëtorë kanë pasur probleme se të rinjtë nuk para vijnë, janë dembelë. Duan të pinë kafe, e vijnë të huajt që kërkojnë 15 për ditën e punës. Nuk ka leverdi”, – shprehet Ilir Jahja, fermer.
Puna sezonale mbetet një nga të ardhurat kryesore për shumë shqiptarë, ndërkohë që kërkesa e fqinjëve grekë ka zbrazur tregun vendas. Në Greqi një person fiton afërisht 30 euro në ditë, ndërkohë në Dvoran një punëtor paguhet 1200-1500 lekë të reja.
“Sezoni i vjeljes së qershive është tejet i shkurtër, ndaj edhe fermerët këtu në fshatin Dvoran të Bashkisë së Korçës duket se rrezikojnë t’i lënë qershitë e tyre në pemëtore. Sipas këtyre të fundit, të rinjtë e fshatit kanë shkuar për punë sezonale në Greqi, ndërkohë që të tjerët nuk duan të vijnë për të punuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bimët medicinale pa krah pune, vështirësi në grumbullim, rrezikohen miliona dollarë të ardhura
- Kasmi: Keqmenaxhimi i punëtorëve gjatë pandemisë dhe mungesa e kualifikimit ka lënë pa staf turizmin në Shqipëri
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta