Qetësia para stuhisë, Kosova voton nesër, qytetarët vendosin qeverinë e re
Këtë të diel, 1.8 milionë qytetarë kosovarë do të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ditën e sotme, vendi është në heshtje zgjedhore dhe kjo u ndalon kandidateve dhe partive politike që të zhvillojnë fushatë në ditën e fundit para zgjedhjeve.
Ditët që lamë pas ishin vërtet të nxehta për Kosovën, pasi e gjithë vëmendja ishte përqendruan në zhvillimet elektorate aq sa u anashkaluan në jo pak raste edhe rregullat anti-COVID.
Në garë për këto zgjedhje janë regjistruar 28 subjekte politike, 21 prej të cilave parti, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Lufta kundër korrupsionit, ekonomia e rënduar si pasojë e Covid-19 dhe dialogu me Serbinë do të jenë çështjet kryesore që presin qeverinë e re dhe gjithashtu kanë qenë çështjet kryesore që janë përdorur edhe si kalë beteje në fushatën elektorale të këtyre ditëve.
Gjithashtu edhe zgjedhja e presidentit të ri pritet të luajë një rol të madh në krijimin e koalicioneve qeverisëse.
Euronews Albania do transmetojë gjatë gjithë ditës zhvillimet më të fundit nga zgjedhjet në Kosovë me analiza, të ftuar dhe lidhje direkte me gazetarët tanë nga terreni.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta