Qeveri e pakicës në Bullgari, tërhiqet nga koalicioni partia populiste
Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov shprehet i vendosur se do të vijojë përpara me një qeveri të pakicës, pasi humbi shumicën parlamentare.
Tre ministra nga partia populiste ‘Ka një popull të tillë’, duke përfshirë ministren e Jashtme u tërhoqën nga koalicioni qeverisës.
Kreu i kësaj partie Slavi Trifonov ka akuzuar udhëheqësin bullgar se po e çon vendin drejt falimentimit duke krijuar borxhe të reja.
Trifonov pohoi se kryeministri kishte injoruar interesat kombëtare të Bullgarisë duke bërë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut fqinje.
Nga nëntori 2020 Sofja ka bllokuar hapjen e negociatave të pranimit në BE të Shkupit për shkak të mosmarrëveshjeve historike mbi gjuhën.
“Po i tërheq ministrat tanë për t’i dhënë fund këtij koalicioni, kësaj agonie”, shkroi ish-këngëtari në Facebook.
Tërheqja e njërës prej katër partive të koalicionit kërcënon të destabilizoi qeverinë e qendrës.
Koalicioni qeverisës me katër parti ka 134 vende në Asamblenë Kombëtare nga 240 vende në total , por pa mbështetjen e 25 ligjvënësve të partisë ‘Ka një popull të Tillë’ , do të mbetej pa një shumicë.
Petkov tha se ishte “optimist” se partia e tij dhe dy partnerët të mbetur të koalicionit mund të qeverisin ende.
Por analistët shprehin shqetësimin se tërheqja e partisë së Trifonof mund ta zhysë kombin më të varfër të BE-së në një krizë të re politike mes normave të larta të inflacionit për shkak të luftës në Ukrainë.
Petkov u emërua kryeministër i Bullgarisë pasi tre zgjedhje parlamentare në 2021 që nuk arritën të emëronin një qeveri. 42-vjeçari është zotuar të reformojë shtetin anëtar të BE-së dhe përsëriti objektivin e tij për “tolerancë zero për korrupsionin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta