Qeveri ekspertësh në Mal të Zi, Abazoviç kandidat për ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër

16 Nëntor 2020 | 06:54

Mali i Zi ka njoftuar se më 2 dhjetor do të formohet qeveria e re e vendit, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. I mandatuari për kryeministër, Zdravko Krivokapiç i bëri publike emrat e kabinetit qeveritar.

12 ministrat e qeverisë do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme, përveç liderit të koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç, i cili është kandidat për ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i Malit të Zi.

Fakti se në përbërjen e Qeverisë së re të cilën e ka propozuar mandatari Zdravko Krivokapiç dhe në të cilën nuk ka përfaqësues të pakicave nacionale, do të çojë drejtë polarizimit të mëtejmë të shoqërisë, kurse pakicat do të kenë distancë më të madhe në raport me Qeverinë, ka theksuar Genci Nimanbegu, I  koalicionit shqiptar.

Më herët nga koalicioni tjetër shqiptar ‘Bashke nji za’ kishin deklaruar se nuk do të bëheshin pjesë e qeverisë së re.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026