Qeveri tranzitore për mosnjohjen e zgjedhjeve? Analistët ndajnë mendime të ndryshme
Në emisionin e sotëm të “Ilva Now” u diskutua mbi problemin e mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare gjatë 30 viteve tranzicion në Shqipëri.
Gjatë emisionit u diskutua nëse krijimi i një qeveri teknike do të ishte zgjidhje në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë kontestime, të pranishmit ndanë mendime të ndryshme.
Sipas Ervin Bushatit krijimi i një qeverie teknike para zgjedhjeve nuk është efikase. Ai tha se është dëmshme politikisht, demokratikisht dhe nga efikasiteti.
Mentor Kikia tha se më shumë se sa legjitimiteti i qeverisë tranzitore 4-mujore, Shqipëria vuan më shumë nga mos njohja e zgjedhjeve dhe pranimin e rezultatit.
Z. Bushati tha se situata në Shqipëri nuk është krizë pasi e njëjta gjë po ndodh në Spanjë dhe Austri sot.
Por, sipas z. Kikia do të ishte e pranueshme që të krijohej qeveri teknik në mënyrë që rezultati të pranohej nga të dy palët.
Denar Biba, ish-kreu i KQZ thotë se do të ishte faktor pozitiv nëse zgjedhje në Shqipëri do të bëheshin krejtësisht elektronike por askush nuk mund të ndalojë dikë për të gjetur alibi.
Sipas tij një qeveri teknike nuk do të ishte legjitime pasi në krye të vendit vendosen njerëz të pa votuar.
Për analistin, Plator Nesturi thotë se qeveritë teknike vijnë kur ka një krizë ekstreme dhe formulat e përdorura në vende të caktuara nuk kanë funksionuar.
Ai iu referua rastit të Maqedonisë së Veriut, ku palët dolën sërish me qëndrime të kundërta dhe nuk ishin të gjithë të kënaqur.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit