Qeveria amerikane do t’i paguajë emigrantët e paligjshëm për t’u larguar nga vendi

5 Maj 2025 | 22:00

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare njoftoi sot se do të ndihmojë dhe shpërblejë financiarisht emigrantët e paligjshëm që largohen nga Shtetet e Bashkuara dhe kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Përveç ndihmës financiare dhe të udhëtimit për vetë-deportim nga SHBA-ja, të cilën një zëdhënës i ministrisë konfirmoi se përfshin një biletë vajtje falas, një shumë shtesë prej 1,000 dollarësh do t’u paguhet edhe njerëzve që vërtetojnë se janë kthyer në vendin e tyre të origjinës, raportoi Reuters.

Ministria tha se të paktën një emigrant i paligjshëm kishte përfituar tashmë nga oferta dhe ishte kthyer në Honduras , duke shtuar se ishin rezervuar edhe disa bileta avioni për këtë javë dhe javën tjetër.

Pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Donald Trump premtoi të deportojë miliona emigrantë të paligjshëm nga SHBA-të, kujton Reuters.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026