Qeveria blen 500 mijë vaksina të tjera Pfizer, Manastirliu: Asnjë dozë e skaduar në vend

29 Shtator 2021 | 16:20

Qeveria ka vendosur të blejë 500 mijë doza të tjera vaksinash Pfizer, të cilat do të kushtojnë rreth 6 milionë dollarë. Ndërkohë pyetur nga Euronews Albania, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mohoi të ketë pasur në Shqipëri doza që kanë skaduar.

Lajmi i blerjes së sasisë tjetër të vaksinave u bë me dije sot nga ministrja Manastirliu pas një mbledhjeje të qeverisë. Ajo saktësoi se janë “500,760 doza”, të cilat pritet të mbërrijnë në vendin tonë brenda këtij viti.

Shqipëria ka nisur programin e vaksinimit në janar të këtij viti pas mbërritjes së dozave të para. Pyetur nga Euronews Albania nëse gjatë kësaj periudhe ka pasur doza të cilat kanë skaduar nga mos-përdorimi i tyre në kohë, ministrja mohoi kategorikisht.

“Aktualisht nuk kemi humbje të vaksinave kur flasim për afate skadence,” – tha Manastirliu.

Deri më sot Shqipëria ka administruar më shumë se 1,7 milionë doza, përmes së cilave janë mundur të vaksinohen me dy doza 780 mijë qytetarë.

Objektivi i qeverisë është që të shtojë ndjeshëm numrin e të vaksinuarve përpara mbërritjes së sezonit të dimrit, periudhë në të cilën vitin e shkuar u shënua dhe piku i pandemisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026